×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dëgjohen të shtëna me armë afër pikë kontrollit të Policisë në Zveçan

    Insajderi
    24 February 2023 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se mbrëmë në orët e vona, njësiti policor në Zveçan ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli.

    Sipas njoftimit rasti ka ndodhur në ora 22:06, në Zveçan, ndërsa është cilësuar si sulm kundër rendit kushtetues.

    Aty janë gjetur nëntë gëzhoja të armës.

    “Njësiti policor ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi/distancë ku ishin duke qëndruar në pikë kontrolli. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur nëntë gëzhoja të armës së gjatë, por nuk kanë hasur ndonjë person të dyshuar”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark