×
  • Showbiz
  • Show

    Degradon në përleshje fizike debati mes Ilnisës dhe Eglës – VIDEO

    Insajderi
    28 March 2024 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debati mes Egla Cenos dhe çiftit Meriton Mjekiqi-Ilnisa Agolli ka degraduar në përleshje fizike në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

    Teksa Egla po bënte një çaj, Meritoni i është afruar duke e “tallur” atë, ndërsa në dorë tundte xhezvën që banorja do bënte çajin.

    Në një moment Ilnisa e ka gjuajtur Eglën me një letër, ndërsa aktorja i është kthyer duke i hedhur në trup të gjithë tenxheren me ujë.

    Pjesë nga debati:

    Meritoni: Egla (thërret Meritoni duke tundur xhezvën në duar)

    Egla: Zemra nuk ta kam kohën tani. Më kupton? Tani po bëj një çaj

    Meritoni: Vazhdo

    Egla: S’jam duke u marrë me ju sepse jeni fëmijë kopështi

    Meritoni: Ilnisë mos bëj kështu të lutem

    Ilnisa e gjuan Eglën me letër, ndërsa kjo e fundit merr tenxheren me ujë dhe ia hedh gazetares

    Ilnisa: Më lage mikrofonin, o idiote

    Egla: Mua nuk më bën ligjin ti, kamorriste e vogël

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark