×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Eskalon situata në Parlamentin e Senegalit: Deputeti godet kolegen me shuplakë, ajo ia kthen me karrige

    Insajderi
    02 December 2022 - 11:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përleshje e ashpër ndodhi në Parlamentin e Senegalit ditën e djeshme, gjatë seancës plenare ku po diskutohej për projketbuxhetin.

    Siç shihet edhe në video, deputeti ngrihet nga vendi, shkon te kolegia e tij dhe e godet me shuplakë. Situata duket se ka agravuar pasi kjo e fundit, nuk e ka lënë me kaq. Deputetja ka marrë një karrige dhe ia ka hedhur kolegut të saj në fytyrë.

    Përleshja shpërtheu gjatë një debati për buxhetin me ligjvënësen e opozitës Masata Sabb që doli nga podiumi dhe goditi me grusht deputeten e koalicionit qeverisës Ami Diage Gnibi, shkruajnë mediat e huaja. 

    Siç pritej, takimi u ndërpre pasi pas përballjes së parë, pasuan të tjera grushta, sharje dhe akuza nga të dyja palët. Episodi u transmetua në televizio.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark