×
  • Sport
  • Sport

    Deklarata e Alain Giresse pas barazimit pa gola të Kosovës në “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë

    Insajderi
    16 June 2023 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Selektori i Kosovës, Alain Giresse ka vlerësuar paraqitjen ndaj Rumanisë. Ai ka marrë përgjegjësinë për barazimin, por vetëm për aq sa thotë se i takon.

    “Luajtëm mirë, u mbajtëm deri në fund, por nuk shënuam golin që na duhej. Mendoj që kushtet në terren, pastaj shiu, nuk ishin në favorin tonë. Kjo ndikoi që fatkeqësisht mos të marrim atë që meritonim sot”, ka deklaruar Giresse pas barazimit pa gola me Rumaninë.

    “Pika është e rëndësishme. Por edhe mënyra se si luajtëm. Por pikët na duhen. Që sulmuesit të shënojnë duhet të kemi raste. Kjo lidhet edhe me ndërtimin e lojës. Edhe nëse luajmë me 4-5 sulmues nuk do të thotë se do të fitojmë. Kishim raste, por nuk i konkretizuam”.

    Sa i takon kualifikimit, Giresse ka thënë se “do të tentojmë gjithçka, që të paraqitemi mirë dhe të marrim sa më shumë pikë”.

    “Mendoj se pozita ime në këtë rast është si e çdo trajneri. Si në fitore edhe në humbje unë e marr përgjegjësinë për rezultate. Unë ndihem si çdo trajner”, ka shtuar ai. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark