×
  • Sport
  • Sport

    Deklarata e Batatinës pas barazimit ndaj Prishtinës

    Insajderi
    05 November 2023 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prishtina dhe Llapi kanë barazuar me shifrat 1-1, në ndeshjen që u luajtë me reflektorë në “Fadil Vokrri”.

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka pranuar barazimin me Prishtinën, ndonëse skuadra e tij për një pjesë luajti me një lojtar më shumë në fushë.

    “Pjesa e parë ishte e dominuar lehtë nga Prishtina. Ne kishim disa gjysmëraste. Në pjesën e dytë ndryshuam taktikisht dhe shpejt shënuam gol. Dominuam në çdo aspekt, sidomos pas kartonit të kuq. Po të ishim më të vëmendshëm në repartin defanziv do të largoheshim me tri pikë. Për ne ishte me rëndësi ta mbajmë larg Prishtinën me pikë.

    Kemi mundur të marrim tri pikët, por ky është futbolli. I përgëzoj djemtë për angazhimin. Unë u besoj djemve të ri dhe ata po tregojnë kualitet.

    Gashiani ka kualitet që shpejtë të jetë në ndonjë skuadër të madhe. Dhamë maksimumin dhe po të ishim pak më të vëmendshëm do të fitonim tri pikët”, ka thënë Batatina.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark