Dukagjini është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit. Ka marrë shtatë pikë, me katër barazime e një fitore.
Pikën e fundit e fitoi përballë Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” pasi ndeshja u mbyll, 2:2. Kjo seri e rezultateve e ka gëzuar trajnerin Armend Dallku.
“Nëse e marrim momentin e fundit në ndeshje, kemi mundur edhe të humbim. Por në përgjithësi, në gjithë ndeshjen kishim raste dhe kontrollë të lojës. Po flasim shumë, po punojmë e po kërkojmë të jemi më të vetëdijshëm nga lojtarët që kanë bagazh, por në futboll, këto gjëra ndodhin. Djemtë nuk u zhgënjyen dhe luajtën deri në fund të ndeshjes. Victor Hugo është lojtar polivalent, edhe si portier mund të paraqitet mirë. Me afrimin e Bujar Shabanit, Hugo ka luajtur në krahun e djathtë, ku ne kemi nevojë. Hugo ka luajtur në këto sezonet e fundit, aty ku po luan Shabani. Ka edhe djem të rinj që po e presin rastin. Morëm pikë, po e vazhdojmë serinë e pikëve. Kemi përmirësim, por pësimi i golave është problematik. Megjithatë, në fazën ofensive ka përmirësim”, është shprehur Dallku për “ArtMotion”. /koha/