×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deklarata e përbashkët për personat e zhdukur ka një sërë problemesh, Enver Hasani flet për Insajderin

    Insajderi
    04 May 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deklarata për Personat e Zhdukur, e cila u miratua më 2 maj nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të shumta. Kjo marrëveshje u kritikua edhe nga opozita.

    Në lidhur me këtë çështje është deklaruar për Gazetën Insajderi, ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, sipas tij kjo marrëveshje ka një serë problemesh.

    Ai tha se Serbia është rezervuar sa i përket Deklaratës se Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë, sepse sipas tij nëse Serbia nuk do të kishte vënë rezervën në këtë nen atëherë do ishte përgjegjëse për kompensim të viktimave.

    Problemi me Deklaratën e Përbashkët për Personat e Zhdukur me Dhunë qëndron në rezervën që Vuçiq e ka vënë në atë Deklaratë në emër të shtetit të tij. Kjo ka të bëj me nenin 2 të Konventës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë të vitit 2006. Sipas këtij neni, nenit 2, shteti përgjigjet nëse privon nga liria dikend dhunshëm dhe e zhdukë përmes agjentëve të vetë ose personat tjerë të autorizuar. Sikur Serbia mos ta kishte vënë rezervën në fjalë në këtë nen, duke thënë se personat e zhdukur në Deklaratën e Përbashkët nuk janë në kuptimin juridik sipas kësaj Konvente, atëherë Serbia do të kishte qenë përgjegjëse ndërkombëtarisht për kompensim të viktimave të zhdukura me dhunë në Kosovë (1998-1999)”, ka sqaruar Hasani.

    Tutje, ai ka thënë se nuk ka dallim mes personave të zhdukur me dhunë dhe personave të zhdukur me forcë, por që dallimi qëndron të presidenti serb.

    Me këtë rezervë, Vuçiq ka arritur të barazoj zhdukjet e serbëve lokal dhe të joshqiptarëve të tjerë me zhdukjet e dhunshme që i ka bërë Shteti serb në mënyrë të planifikuar dhe sistematike ndaj shqiptarëve. Kjo është esenca e problemit, pra rezerva që Vuçiq e ka bërë në Deklaratën e Përbashkët sa i përket zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për të Zhdukurit me Dhunë në luftën e Kosovës (1998-1999). Nuk ka lidhje me dallimin mes personave të zhdukur me dhunë dhe personave të zhdukur me forcë. Dallimi qëndron në rezervën e Vuçiqit, që thotë se Deklarata nuk bazohet në nenin 2 të Konventës për të Zhdukurit me Dhunë“, tha për Insajderin Enver Hasani.

    Çështja e personave të pagjetur është ngritur edhe në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2020, por përveç “harmonizimit të qëndrimeve” të të dyja palëve për atë çështje, nuk ka pasur ndonjë progres konkret.

    Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13.000 njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800.000 u zhvendosën dhe rreth 1.600 janë të zhdukur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark