×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deklaratat e Kurtit për luftë, ambasadori i SHBA-së ka një përgjigje

    Insajderi
    12 October 2022 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffry Hovenier ka thënë se marrëdhënia në mes të shtetit që ia përfaqëson dhe Kosovës është shumë e mirë.

    Diplomati amerikan ka thënë se shteti i tij ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës.

    Ai ju është përgjigjur edhe deklaratave të Kurtit për një luftë të mundshme në Kosovë.

    Hovenier tha se qindra ushtarë amerikanë dhe mijëra trupa të NATO’, janë një garanci e rëndësishme për sigurinë e Kosovës.

    “Por, do të them se fakti se në Kosovë është një mision domethënës i NATO-s, me qindra ushtarë amerikanë dhe mijëra trupa të NATO-s, është një garanci e rëndësishme e sigurisë për Kosovën. jithmonë ka rrezik, por mendojmë se ky rrezik po menaxhohet tash për tash dhe mendojmë se prania e NATO-s dhe puna jonë për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve ka qenë e rëndësishme për ta arritur pikërisht këtë.”, ka thënë ai në emisionin “Contex” të ATV-së.

    Një deklaratë e kryeministrit Kurti kishte ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

    Bëhet fjalë për intervistën dhënë medias italiane, “La Repubblica”.

    Ai nuk e mohoi mundësinë e luftës, duke thënë se për këtë iniciatore është Rusia, që po ndihmohet nga Serbia për destabilizim të rajonit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark