×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deklarohet familjari i të dyshuarit për dhunimin e 11 vjeçares: E nijmë vetën shumë keq

    Insajderi
    30 August 2022 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një familjar i dy vëllezërve të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, (i cili kërkoi të mbetet anonim), ka thënë se familja ndihet shumë keq për ngjarjen që tronditi Kosovën. ,Ai tha se për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, familja e vëllezërve të dyshuar u njoftua përmes avokatit.

    Sipas familjarit, të dyshuarit Ekrem Rexhepi (26-vjeç) dhe vëllai i tij i mitur, nuk e kanë njoftuar asgjë familjen për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në të cilin dyshohet se janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.

    “Tash janë në paraburgim. Shumë keq e kemi gjendjen, ne si familje e nijmë vetën shumë keq…Për rastin na ka njoftu avokati të dielën në mëngjes”, tha ky familjar për Gazetën Express.

    Katër persona ndodhën në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, si të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje të shtunën në parkun e lagjes “Arbëria” në Prishtinë. Tre nga katër të dyshuarit janë të mitur.

    Pas dy ditësh në arrati, personi i pestë i cili është identifikuar të hënën nga policia, sot po intervistohet në stacionin policor.

    “Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njoftoi policia.

    Por si ndodhi përdhunimi i 11 vjeçares nga pesë persona?

    Tmerri i madh i jetës se vajzës 11 vjeçare, nisi në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinës, kur dy të mitur nisën përdhunimin e saj të shtunën. Mandej këta të dyshuar thirrën edhe tre djemtë të tjerë njëri prej të cilëve 26 vjeçar, duke e larguar viktimën nga aty për ta përdhunuar edhe në lokacione tjera sipas prokurorisë.

    I dyshuari kryesorë është Ekrem Rexhepi, 26 vjeçar i ngarkuar edhe me tri aktakuza tjera. Vëllai i tij, i mitur dhe tre të tjerë po ashtu të mitur. Njëri edhe pse i identifikuar nuk është kapur ende nga Policia e Kosovës.  

    Sipas prokurorisë pesë personat e kanë përdhunuar të miturën.

    Detajet e prokurorisë tregojnë për tmerrin që përjetoi, 11 vjeçarja pasditen e së shtunës deri në mesnatë kur edhe u gjetë, e rastin e lajmëroi bashkë me nënën e saj në polici.

    Në deklaratën e dhënë në polici, e mitura rrëfen se “përderisa ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

    “Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia hiqnin rrobat. Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa personi tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.

    “Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë. E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria në dosje.

    Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara. Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhenie me të.

    Kjo ngjarje e tmerrshme dyshohet se nisi në parkun e lagjes Arbëria e më pas në disa lokacione tjera.

    Sipas Prokurorisë, 26 vjeçari Ekrem Rexhepi, kishte arritur në park me veturën pickup.

    “I pandehuri ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij i mitur. Pastaj i pandehuri ka shkuar me (veturë) “PickUp” te parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S. dhe G. J., dhe të dëmtuarën”.

    “Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe Xh. S. ndërsa i pandehuri së bashku me G. J. dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E. R. ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, thuhet më tej në dosjen e Prokurorisë.

    Ndaj dy vëllezërve Rexhepi tashmë gjykata ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim. Dy të dyshuarit tjerë janë në ndalim, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për personin e pestë të identifikuar që ndodhet në arrati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark