×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deklarohet MPB-ja e Maqedonisë së Veriut: Nuk ka pasur kurrfarë tentim atentati ndaj Kurtit

    Insajderi
    10 February 2024 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka thënë se gjatë qëndrimit të Kurtit në Shkup nuk ka pasur tentim për vrasjen e tij.

    Ata e kanë quajtur të pavërtetë lajmin dhe s’ka pasur tentativë për vrasjen e tij.

    “Ju njoftojmë se gjatë vizitës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për vrasjen e tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë” deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme për EuroNews.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është në dijeni se ka pasur kërcënime për të në Shkup

    Ai deklaroi se nuk është ndjerë i rrezikuar dhe se ka pasur forca të shumta policore.

    “Kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura që kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë sapo erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë shumë forca policore të cilët u kujdesen për mbledhjen në Shkup”, u shpreh ai para mediave.

    Ndryshe Mediumi publik, RTK ka pretenduar se ndaj kryeministrit Kurti ka pasur tentim atentat për vrasje.

    Sipas këtij raportimi rasti ka ndodhur në Shkup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark