×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    RTK pretendon se ekziston një plan për vrasjen e kryeministrit Kurti

    Insajderi
    10 February 2024 - 12:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Radio Televizioni i Kosovës që kontrollohet nga pushteti i Kurtit ka postuar sot një lajm ekskluziv. Janë dhënë pretendime për ekzistimin e një plani për vrasjen e kryeministrit Kurti.

    Lajmi bazohet në burime anonime. Deri në këto momente nuk është publikuar asnjë fakt nga mediumi publik i kontrolluar nga pushteti i Kurtit.

    Çka thuhet në lajmin e postuar nga portali i televizionit publik?

    “Atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse”, kështu janë cilësuar nga mediumi protagonistët që dyshohet se janë përfshirë në këtë plan.

    Mediumi publik, RTK ka pretenduar se ndaj kryeministrit Kurti ka pasur tentim atentat për vrasje.

    Sipas këtij raportimi rasti ka ndodhur në Shkup.

    RTK-së i është thënë se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioz.

    “Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe”, ka thënë burimi për RTK-në.

    Sipas RTK-së Kryeministri Kurti ka hyrë në Kosovë, dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka siguruar gjithë perimetrin e Kurtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark