×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Del sondazhi | Edi Rama po e humb përkrahjen edhe tek votuesit e partisë së tij

    Insajderi
    19 November 2022 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një rënie muajin e fundit. 

    Sipas sondazhit të Barometit në Euronews Albania besueshmëria e votuesve të PS-së tek qeveria, për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka patur një rënie në 50.8%.

    Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutralë. Ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4% në tetor.

    Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.

    Në një muaj është rritur numri i qytetarëve neutralë ndaj besimit që kanë tek qeveria nga 26.8% në 29.6%.

    Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që nuk kanë besim tek qeveria nga 48.4% që ishte në shtator në tetor ka arritur 51.7%

    Sondazhi/ Lëkundet besimi i socialistëve tek qeveria
    Sondazhi/ Lëkundet besimi i socialistëve tek qeveria

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark