×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Del video e vrasjes në Athinë, momenti kur banditët shqiptarë zhduken me xhipin luksoz

    Insajderi
    22 February 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat greke kanë publikuar videon kur disa prej shqiptarëve të përfshirë në sherrin me një të vrarë në lokalin në Athinë largohen me shpejtësi nga vendngjarja.

    Në pamje shihet momenti kur autorët largohen me një foristradë luksoze me ngjyrë të argjendtë, pas sherrit që ata patën me një bandë tjetër të shqiptarëve të përfshirë në trafikun e drogës.

    Si pasojë e të shtënave jashtë një kafeneje, u vra aksidentalisht një tjetër shtetas shqiptar i identifikuar si Pëllumb Islami 39-vjeç me profesion hidraulik dhe që nuk ka asnjë lidhje me personat e përfshirë në konflikt.

    Islami kishte dalë mbrëmjen e së martës për të parë ndeshjet e Champions League, por fati deshi që ai të ndërronte jetë nga një plumb “qorr” që e goditi në shpatull. Edhe pse u transportua në spital, ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes.

    https://www.youtube.com/watch?v=DSNVbP3uY9M

    Mësohet se punonjësit e Policisë kanë mundur të sekuestrojnë një xhip Cadillac që u gjet pranë kafenesë në rrugën Kastamonis dhe një makinë Mercedes luksoz, të cilat u përkasin autorëve të krimit.

    Grupi hetimor po vijon punën për kapjen dhe identifikimin e autorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark