Nesër nis edicioni 2022/23 në futbollin kosovar i cili pritet të jetë mjaft interesant si në luftë për titull ashtu edhe për ekzistencë, shkruan Demokracia.com.
Tashmë gjithçka duket gati derisa FFK ka caktuar edhe gjyqtarët e javës së parë.
Ndeshja kryesore ajo ndërmjet Dukagjinit e Prishtinës i është besuar Mervan Bejtullahut,
Derisa sfidën në Skenderaj Drenica – Llapi, do ta gjykojë gjyqtari Genc Nuza. Një ndeshje joshëse është edhe ajo në Mitrovicë ku Trepça ’89 e rikthyer në elitë e pret Dritën. “ Bylbyli” kryesor në këtë sfidë I është besuar gjyqtarit Visar Kastrati.
Më poshtë gjeni komplet delegimin për javën e parë: