×
  • Sport
  • Sport

    Delegohen gjyqtarët për xhiron e 10-të në kuadër të Superligës së Kosovës

    Insajderi
    19 October 2023 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës  është hedhur shorti për delegimin e gjyqtarëve për javën e 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku Alban Shala pritet ta ndajë drejtësinë në derbin e javës mes Llapit dhe Dritës.

    Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll do të rikthehet këtë fundjavë pas pushimit prej dy javësh shkaku i angazhimeve të ekipeve kombëtare.

    Në vikend do të nisë edhe rrethi i dytë e sezonit 2023/24, respektivisht do të luhet xhiroja e 10-të e ligës elitare.

    Ndeshja kryesore e kësaj jave do të jetë ajo mes Llapit dhe Dritës në Podujevë, e cila do të zhvillohet të dielën dhe do gjykohet nga Alban Shala me Alban Ejupi dhe Gzim Mehmeti anësor.

    Të premten zhvillohet Ballkani-Liria, e cila do të gjykohet nga treshja Eridon Podvorica, Arbnor Bullatovci dhe Altin Zhegrova, ndërsa Mentor Ajeti së bashku me Bujar Selimaj dhe Hekuran Osmanin do ta gjykojnë të dielën takimin mes Malishvës dhe Dukagjinit.

    Të shtunën zhvillohet ndeshja mes Gjilanit dhe Fushë Kosovës, e cila do të gjykohet nga Erdall Zasella, Edmond Zeqiri dhe Kastriot Peci, ndërsa ndeshja tjetër e kësaj dite mes Feronikeli ’74 dhe Prishtinës do të gjykohet nga Visar Kastrati, Drilon Rexhepi dhe Bekim Rama.

    Të gjitha ndeshjet e kësaj jave do të nisin me orar të ri, prej orës 13:00. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark