
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti “nëse shkelësit e Kushtetutës janë superkiminel”.
Deliu-Kodra theksoi se në një vend normal shkelësit e Kushtetutës nuk do të duhej ta kishin vendin në Qeveri.
“Do të flas për shpalljen e ligjit për këshillin prokurorial të Kosovës si anti-kushtetues nga Gjykata Kushtetuese dhe ky pa dyshim përbën drejtësinë dhe pavarësinë e zyrës së prokurorit të shtetit. Për më tepër konsideroj që hap i mirë për mbrojtjen e rendit kushtetutës përkundër tentativave të Qeverisë për ta shkelur atë”, ka thënë Deliu.
“Një pyetje për kryeministrin. A janë superkriminel shkelësit e Kushtetutës”, pyeti ajo.