×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deliu ironizon me pushtetin: Libra edhe bukë s’kemi me ju dhanë, ama ekstazi sa të doni

    Insajderi
    21 August 2023 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës, pasi Ministria e Arsimit mori vendim që paratë e librave të fëmijëve të barten direkt në xhirollogaritë e prindrëve, e jo sipas praktikës së mëhershme ku shteti e ka bërë blerjen e tyre.

    Për këtë ka ironizuar Blerta Deliu, deputete opozitare.

    ”Libra edhe bukë s’kemi me ju dhanë, ama ekstazi sa të doni“, ka shkruar ajo në Facebook, të hënën.

    Opozita po e kritikon pushtetin për këtë vendim, duke thënë se do të vështirësojë procesin deri te blerja e librave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark