×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deliu-Kodra kritikon Qeverinë Kurti: E patolerueshëm që ne në këtë përvjetor të pavarësisë të kemi qortime nga aleatët

    Insajderi
    15 February 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka thënë se për tri vjet të qeverisjes Kurti, ka pasur vetëm përshkallëzim të raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtar.

    Deliu ka komentuar reagimin e ndihmëssekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

    Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me të pas vendimit për ndalimin e dinarit.

    “Natyrisht që janë deklarata të cilat nuk vijnë pas një veprim të vetëm të qeverisë. Ne për tri vitet të qeverisjes së VV-së kemi pa përshkallëzim të raporteve tona me aleancat tona kryesore. Kur i përmend këto aleanca kam parasysh aleancën e përhershme me SHBA, partnerit tan kryesor, garancinë kryesor të shteti të Kosovës, të fuqizimit të subjektiviteti ndërkombëtar, të njohjeve dhe të anëtarësimit në organizat ndërkombëtare. Është e pafalshme, e patolerueshëm që ne në këtë përvjetor të pavarësisë së Kosovës të kemi qortime të tilla nga aleatët tanë të cilët kanë kërkuar koordinim edhe për veprimet tona që kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës siç ka qenë çështja e dinarit”, është shprehur ajo.

    Deputetja nga radhët e PDK-së tha për EO se është fatkeqësi që vendi është ende nën sanksione dhe për këto vite qeverisje ka vetëm kthim prapa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark