×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it

    Insajderi
    06 May 2024 - 18:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka thënë se sulmet që po ndodhin ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në veri janë një strategji e bandave serbe.

    Ai ka deklaruar se bandat serbe dëshirojnë të krijojnë situata të tensionuara.

    “Bandat kriminale vetëm po e zbatojnë strategjinë e tyre, provokimet duan ti vazhdojnë me qëllim që të ndodh ndonjë incident, ato dëshirojnë të krijojnë situata të tensionuara”, ka thënë Sylejmani.

    Sylejmani ka folur për ushtrimet e përbashkëta që i ka bërë sot KFOR, EULEX dhe Policia e Kosovës.

    ” Është shumë e nevojshme duke e pasë parasysh situatën e krijuar nga sulmi në Banjskë. Edhe KFOR-i edhe EULEX-i siç e dini kanë rritur kapacitetet e veta dhe tani ato plane operative që i kanë të përbashkëta duhet të bëjnë edhe ushtrime edhe në situata normale e le më në situatën që jemi”, ka thënë Sylejmani në Info Magazine.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark