Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka vizituar bizneset në Ferizaj.
Deliu ka shkruar se plani i Rimëkëmbjes ka paraparë masat konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
“Në fabrikën e prodhimit të biskotave si dhe produkteve të tjera ushqimore “Intervali” në Ferizaj, pamë nga afër prodhimin dhe u ëmbëlsuam me produktet e shijshme. Në programin e Rimëkëmbjes, PDK ka paraparë masat konkrete në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e rrjedhimisht edhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Rimëkëmbje për prodhuesit vendor!”, ka shkruar Deliu. /Insajderi.org