×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deliu: Ngjarje të rënda po ndodhin në vend, është krijuar pasiguri e frikshme

    Insajderi
    30 November 2023 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu tha në Kuvendin e Kosovës se ngjarjet e fundit në vend janë të rënda dhe se ato e kanë bërë të frikshme pasigurinë.

    Ajo zgjodhi të flasë për këtë, përpara se të niste debatin parlamentar në lidhje me raportin e Komisionit Europian për Kosovën.

    “Para se të fillojë diskutimin tim për raportin e Komisionit Europian për Kosovën, natyrisht që është e pashmangshme që të flas për ngjarjet e fundit në vend, të cilat na kanë tronditur të gjithëve. Vrasjet, vetëvrasjet, grabitjet e armatosura, qarkullimi i madh i armëve në Kosovë, dhuna dhe pasiguria e frikshme që është krijuar këtu, është vërtetë e rëndë”, tha Deliu.

    “Jo më larg se mbrëmë të gjithin ishin dëshmitarë të një tjetër vrasjeje të një gruaje. 33-vjeçarja Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi që ajo bashkë me familjen ishin cak i një grabitjeje të armatosur. Vetëm pak orë pas këtij rasti tragjik, një burrë ka humbur jetën pas plagëve të marra nga therrja me thikë po në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë”, shtoi ajo.

    Deputetja Deliu tha se instuticionet e drejtësisë duhet të ndërmarrin menjëherë masa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark