×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deliu pas aksionit të policisë për rezervat e shtetit: Rozeta është fillimi dhe fundi i problemit

    Insajderi
    18 August 2023 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas arresimit të dy zyrtarëve të MINT.

    Ajo ka kërkuar dorëheqjen e Rozeta Hajdarit, ministres së MINT.

    “Shoqërimi në polici i Hafizit e Irfanit dhe bastisja e pronave të Ridvan Muharremit për “Aferën Gruri&Vaji” në MINT, kanë kuptim vetëm nëse shkarkohet edhe Rozeta Hajdari”.

    “Nuk mund t’i iket përgjegjësisë politike në një skandal të madh si ky. Rozeta, si udhëheqëse e këtij dikasteri, është fillimi dhe fundi i problemit”, ka shkruar Deliu.

    “Kryeministër, fjala është për ty”!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark