Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, debutoi sonte në Ligën e Kampionëve.
Ballkani ka barazuar me Zalgirisin me rezultat 1-1 në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku skuadra jonë kishte më shumë nga loja.
Pas ndeshjes ka folur bbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova, i cili tha se: “Edhe pse nuk e njohim mirë kundërshtarin i kemi pa pikat më të forta, por nuk na doli si e menduam kundërshtari, sonte e merituam sonte fitoren. Faktori më i madh që barazuam ishte përvoja, pasi jo të gjithë lojtarët kanë eksperienca në ndeshje evropiane”.
Vendimtare do të jetë ndeshja e kthimit që luhet në Vilnius të Lituanisë më 12 korrik.
/Insajderi.org