×
  • Lajme
  • Lajme

    Demarkacioni si estetikë e shëmtuar

    Insajderi
    26 August 2016 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gjithë debatin me plot harta e dokumente të cilat po lexohen në forma të ndryshme, dallimet e vijës së re kufitare me Malin e Zi i vërejnë më së miri bjeshkatarët të cilët janë më shumë se kaq, dokumentues të saj.

    Teksa rugovasit mund ta sqarojnë me mexhë e me kulla kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, por pa arritur ta dokumentojnë atë, debati në Prishtinë është i zënë mes hartave dhe fakteve që kundërshtojnë njëra tjetrën.

    Cilado palë që të ketë të drejtë në aludimet e saja bazuar në faktet ekzistuese kadastrale apo edhe të tjera historike, bjeshkatarët dhe adhuruesit e udhëtimeve në këto anë e tregojnë një anë tjetër të “dëmeve anësore” të marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi.

    dema1

    Përmes fotografive të bjeshkëve të kufirit kosovaro-malazes shpërfaqet një bukuri natyrore e cila tashmë është shndërruar në pikë turistike.

    Një nga to është edhe Bjeshka e Liqenatit në Rugovë dhe Bjelluah që njihet edhe vetëm si Liqenati.

    demarkacioni1

    Fotografi i njohur kosovar Arben Islami, krijues i organizatës “Kosovo Hiking Trips” e “Snow Njeri” ka sjellë disa fotografi që sido që të jenë faktet në kadstarat tregon se ndarja që do të krijohet nda demarkacioni i cili hidhet në ratifikim me 1 shtator, edhe estetikisht duket keq.

    demarkacioni2

    “E di që deri tani nuk e keni pas idene se çka po humbim”, shkruan Islami në një foto album të publikuar me 3 të këtij muaji i titulluar “Demarkacioni i Ri te rajoni i Bjehullës, Liqenatiti”

    Nëpërmjet këtyre fotografive, Islami tregon edhe anën estetike.

    dema3 dema4 dema5 dema6

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark