×
  • Lajme
  • Lajme

    Demi: Në botë dënohen ata që ndikojnë në punësim, në Kosovë aprovojnë ligje

    Insajderi
    10 August 2016 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agron Demi, drejtor në Institutin GAP ka reaguar pas deklaratës së deputetit Shaip Muja, i cili tha se përgjimet sikur në serinë që është duke e publikuar Gazeta Insajderi, ndodhin në gjithë botën.

    Demi përmes një statusi në Facebook tregon se çka ndodhë në shtetet tjera me personat që ndërhyjnë në punësime nëpër institucionet publike dhe private, duke i përmendur rastin e guvernatorit të Chicagos, i cili në vitin 2009 ishte munduar të shiste pozitën e senatorit “për ofertuesin më të lartë”.

    Tash sipas Demit, Blagojevich ndodhet në burg, pasi që është dënuar me 14 vite, derisa në Kosovë edhe pas publikimit të tyre prokuroria thotë se “kur shkelen ligjet, nuk ka bazë për hetime penale”.

    “E Adem Grabovci me shokë aprovojnë ligje që garantojnë procese të hapura të punësimit, e pas aprovimit i kapin telefonat dhe i lëshojnë këto pozita për ata që u a kthejnë favoret me vota, apo që u a blejnë një pikturë, apo ata që u a lëmojnë egon duke u thënë ‘falemnderit shef’ kah të sillen”, shkruan Demi në Facebook. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark