×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Demonstratat e vitit 1989, Kurti: Shqiptarët po kërkonin të drejtat e tyre politike

    Insajderi
    28 March 2024 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në rastin e 35 vjetorit të demonstratave të vitit 1989 ka thënë se policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve.

    “Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre. Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë”, ka shkruar ai.

    Më tutje Kurti ka thënë se demonstruesit po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike.

    “Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark