×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dëmtohet pika e fortë e Rejas në mesfushë, në dyshim për ndeshjet e tetorit

    Insajderi
    23 September 2021 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e ndeshje nga Spanja, ku mesfushori i Kombëtares tonë i cili aktivizohet me Espanol, Keidi Bare ka lënë fushën e lojës në minutën e 74 të ndeshjes.

    Bare ndjeu shqetësime gjatë pjesës së dytë dhe menjëherë kërkoi zëvendësim pasi nuk mund të vazhdonte dot.

    Ekipi kundërshtar i Alaves nuk kishte ndërmend ta ndalte lojën pasi menduan se e gjitha kjo ishte për të vonuar lojën pasi Espanyol ishte në avantazh minimal.

    Ende nuk dihet nëse  24 vjeçari e ka vetëm ngarkesë fizike apo ka një dëmtim serioz që do të përkthehej në një mungesë shumë të rëndësishme për Kombëtaren për ndeshjet e tetorit që jana shumë afër.

    Dihet që Keidi Bare është një nga mesfushorët më të mirë që ne kemi në dispozicion dhe një pike e fortë për trajnerin Reja.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    24 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark