×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dënimi i Calit me 26 vjet burgim, Krasniqi: Vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë

    Insajderi
    16 December 2022 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas dënimit që Gjykata Speciale në Hagë i shqiptoi komandat, Salihu Mustafës ka reaguar kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

    Krasniqi përmesn një shkrimi në Facebook ka cituar fjalët e Mustafës “Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme”, për të cilat tha se janë fjalët e secilit prej nesh që kemi përjetuar pushtimin e egër të Serbisë.

    “Janë realiteti i historisë së Kosovës, të cilën asnjë përpjekje nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë.

    Mbi një shekull pushtim, dhunë, agresion e mohim i çdo të drejte njerëzore, të përjetuara nga dhjetëra breza të popullit tonë, që kulmuan me gjenocidin e viteve 1998-1999, kanë qenë çmimi i lirisë që e kemi sot”, ka shkruar ai.

    Krasniqi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është dhe do të mbetet gjithmonë krenaria jonë kombëtare.

    “Pjesë qendrore e kësaj historie krenare, të cilën nuk mund ta ndryshojë asnjëherë askush, janë çlirimtarët që po mbahen në Gjykatën Speciale pa të drejtë. Dënimi i sotëm Salih Mustafës, i tillë si u kumtua, është dënim i rëndë që nxit indinjatë te secili shqiptar. Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, ka shkruar kreu i PDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark