×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dënimi i Pal Lekajt prej 3 vite e 8 muaj burgim – reagon avokati

    Insajderi
    31 January 2024 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim në rastin e pagesës prej 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”. Pas këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka reaguar avokati i Lekajt, Musa Damati, shkruan Insajderi.

    Para gazetarëve ai e ka cilësuar vendimin si “skandaloz”, duke paralajmëruar se do të ankohen në Apel.

    Paraprakisht, ai kishte reaguar edhe përmes llogarisë së tij në Facebook.

    “Procesi dhe beteja ligjore vazhdon, tani me apelimin e verdiktit për në instancën më të lartë!”, shkroi ai në Facebook.

    Në momentin e shqiptimit të dënimit, Pal Lekaj nuk ka qenë i pranishëm në seancë.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar në rastin e njohur i “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burgim.

    Sipas aktgjykimiti, ish- ministri, Pal Lekaj është dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim, këshilltari i tij politik, Eset Berishën është dënuar me mbi 3 vite, sekretari i përgjithshëm, Nebih Shatrin dhe drejtori i prokurimit publik, Besim Tahiri janë dënuar me nga 1 vite e 8 muaj, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark