×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dënimi ndaj Krivaqës e Sejdiut – reagon edhe ministrja e Drejtësisë

    Insajderi
    04 August 2023 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Ferizajt e ka dënuar sot Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiun me 15 vjet burg, për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani.

    Pas këtij vendimi ka reaguar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke thënë se është “gjykim i drejtë për krimin mizor”.

    Haxhiu ka thënë se uron që drejtësia ndaj rasteve të dhunës e vrasjeve të grave të jetë në nivelin më të lartë professional, “duke shqiptuar dënimet më meritore, të pa ndikuara dhe të pa ngarkuara nga mendime provinciale e patriarkale siç kemi parë në të kaluarën.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark