×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Denoncimi për dhunë ndaj fëmijës me Sindromen Down, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

    Insajderi
    20 July 2023 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është liruar në procedurë të rregullte personi që ushtroi dhunë ndaj një fëmije me Sindromin Down, e që më pas ishte hedhur në ujë në Velipojë me datë 6 korrik.

    Kështu kanë konfirmuar për Insajderin nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës.

    “I dyshuari i rastit ёshtё paraqitur ne Stacionin Policor nё Pejё, i njëjti ёshtё intervistuar nga hetuesit, dhe me urdhёr tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt”, deklaruan nga policia.

    Për rastin ashpër ka reaguar organizata “Down Syndrome Kosova”, duke thënë se dhuna u ushtrua nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë.

    Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoi se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën”, njoftonte organizata.

    Organizata tha se dhuna është e papranueshme dhe u bëri thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale.

    Si DSK, kemi kontaktuar  prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK),  prindi nuk ka pranuar të  denoncoj rastin. Megjithatë  për  DSK-ën, çdo formë e dhunës është e papranushme dhe ne ndjejmë obligim ligjor  dhe konform misionit tonë t’i marrim masat e nevojshme për trajtim të rastit”, thuhej tutje në postimin e organizatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark