×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Denoncimi për mashtrim me hotel në Budva – flet pronari i “Gmica Travel”

    Insajderi
    23 May 2022 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa qytetarë kanë denoncuar kompaninë turistike “Gmica Travel” për mashtrim. Ata janë shprehur se kanë paguar një ofertë dy ditore për një hotel me 4 yje, por kur shkuan aty panë që kushtet sipas tyre ishin ‘katasrofale’. Udhëtimi u realizua të shtunën e 21 majit.

    Lidhur me këto ankesa të qytetarëve Gazeta Insajderi, ka kontaktuar pronarin e kompanisë “Gmica Travel”, Miran Fejzullahu.

    Ai deklaroi se akuzat e qytetarëve nuk qëndrojnë. Ai jep një version krejt ndryshe. Thotë se mori udhëtarë që kishin mbetur rrugës.

    Një grup prej 15 personave thotë se nuk kishin rezervim.

    “Unë e kam ofertën në Budva edhe kam marrëveshje me hotel Princ 1 dhe hotel Princ 2. Hoteli i ka 4 yje. rrugës duke shkuar për Budva një kompani ka pasur udhëtarë më tepër në Prizren, nja 15 dhe më ka thënë a po i merr këta njerëz, unë i kam thënë në rregull. Unë kam qenë vet aty, i kam thënë, të kam marrë pa rezervim ti ke qenë kompani tjetër. Ke pas me u akomodu në Ulqin jo në Budva. ju kam thënë, qekjo është e vetmja alternativ, nëse do me hi qetu mirë nëse jo ti kthejë paret. Nuk kanë pasur rezervim”, ka deklaruar ai.

    Ndryshe nga pronari është shprehur qytetari, ai tha se në Shën Stefan u lajmëruan se nuk ka vend në hotel e jo në Prizren.

    “Kur mbërritëm, në St Stefan, shoferi na tha qe ska vend në Princ 1, e po duhet me shku ne Princ 2. Na nalen 1 ore e 30 min në St Stefan, qashtu të lodhur me gjasë për me këqyr me na fut dikun tjetër se s’kishin pas rezervim as kurrgjë me Princin”, deklaroi qytetari për Insajderi.

    Pavarësisht kësaj, pronari i “Gmica Travel” thotë se këto raste po ndodhin edhe nga konkurrenca.

    “Njëri prej tyre ka qenë si gazetar dhe e ka bë këtë. Këtu ka inate edhe prej tjera firma”, u shpreh ai.

    Pronari i kompanisë thotë se asnjëherë nuk ka mashtruar klientët.

    “Unë ju tregojë me fillim që kur mbushet nurmi në hotel keni më flejt në villa. Jau dërgojë në foto i shohin vet, që do me rezervu në rregull. Nuk jam unë i mashtrimit, jam kompani që 30 vjet që e bëjë këtë punë. Nuk e kam mashtru asnjë klientë”, ka deklaruar ai.

    Ndërkohë ky është varianti i qytetarëve që u ankuan për shërbimet e “Gmica Travel”.

    “Kemi qenë 53 udhëtarë nuk kemi pranu me hy në ndërtesë, hoteli me 4 yje, Princ në Budva, pa kushte elementare, pa internet”, ka thënë njëri nga qytetarët për Insajderin.

    Pas rezistimit të tyre për të hyrë në këtë hotel qytetari thotë se u kërcënuan nga pronari i “Gmica Travel”, që të futen në hotel.

    “Përfaqësuesi i GmicaTravel, njëri prej pronareve qysh e kuptuam, kërcenojke udhëtarët hyni aty. Nuk pranuam me hy në atë objekt. Qëndruam 4 ore para objektit”, ka deklaruar njëri prej qytetarëve për Insajderin.

    Një tjetër qytetar thotë se më pas u lajmërua edhe policia “Nuk pranuam me hy atë objekt, dikush e thirri policinë, e morën e mbajtën 40 min”, sqaron ai.

    Pas krejt ndodhisë, qytetarët janë dërguar në një hotel tjetër. Por prapë janë shprehur të zhgënjyer me kushtet siç i quajnë ata ‘katastrofale’.

    “Njerëzit ishin të lodhun s’kishin alternativë tjetër, pos me pranu me hy aty me kalu natën”, tha ai.

    Lidhur me rastin sipas qytetarëve në dijeni janë edhe Policia e Malit të Zi.

    Të pyetur nëse u janë kthyer para, ata thanë që jo.

    “Nuk pranuam as edhe një kërkim falje, s’keni çka boni tha, as me media as me institucione”, sqaron tjetri.

    Gazeta Insajderi ka siguruara pamje nga momenti ku shihet se udhëtarët refuzojnë të futen në hotel:

    Për këtë udhëtim 2 ditorë qytetarët kanë paguar nga 45 euro për person.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark