Denoncohet Totaj i PDK-së, punësoi djalin në ndërmarrjen ku aksionare është Komuna – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Denoncohet Totaj i PDK-së, punësoi djalin në ndërmarrjen ku aksionare është Komuna

    Insajderi
    20 October 2022 - 18:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleistja në Kuvendin Komunal Prizren nga radhët e VV-së , Dafina Alishani ka denoncuar publikisht kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj se ka punësuar djalin në ndërmarrjën ku Komuna është aksionare.

    Sipas saj Adonis Totaj, djali i kryetarit është punësuar në Ekoregjion. Në këtë ndërmarrje Komuna është aksonare më 60%.

    “Djali i kryetarit të Komunës së Prizrenit punësohet në Ekoregjion. Komuna e Prizrenit është 60% aksionar në këtë ndërmarrje publike! Talent i vërtetë”, ka shkruar asamblistja e VV-së.

    Ajo ka publikuar edhe dokumentin në të cilin thuhet se në K.R.M Ekoregjion Komisioni ka vendosur ta punësoj, Adonis Totajn i cili i kryeson listë me 70 pikë. Ai është punësuar si Kordinator i Kujdesit ndaj Klientëve.

    Komuna e Prizrenit vazhdimisht po kritikohet për nepoztizëm.

    Gazeta Insajderi, kishte siguruar një audio incizim të një anëtari të komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave në komunën e Prizrenit. Sipas asaj që dëgjohet në audio dyshohet se anëtari Arben Shala, ka favorizuar kandidaten Gylaj Shipovicës për tu përzgjedhur drejtoreshë në gjimnazin e Prizrenit. Shala dëgjohet duke thënë se Gylajn po e shtyp partia por se po e shtynë përpara një person me emrin Shaip, shkruan Gazeta Insajderi

    Arben Shala, anëtarë i komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve në shkollat e komunës së Prizrenit, dyshohet se ka favorizuar një kandidate për tu zgjedhur në pozitën e drejtoreshës.

    Në një audio incizim që ka siguruar Gazeta Insajderi, Shala dëgjohet duke treguar se si mund të ndikojë si anëtar me disa “trika” që ndonjë kandidat të vlerësohet me pikë më shumë.

    Lëvizja Vetëvendosje në Prizren po ashtu më 12 shtator ka dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj dhe vartësve të tij në Komunë.

    Sipas komunikatës për media thuhet se kallëzimi penal është bazuar mbi zgjedhjen e drejtorëve “partiak” në shkolla dhe në kundërshtim me ligjin.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se Qeverisja e PDK’së në Prizren ka shpenzuar 15 mijë e 248 për dreka zyrtare për vetëm gjashtë muaj gjatë këtij viti. Ndërsa 888 euro mëditje vetëm për dy muaj nga kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark