×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Denoncon Klubi dhe publikon videon: Bokserit tonë iu mor padrejtësisht fitorja

    Insajderi
    04 December 2023 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi i boksit “Dardania” ka bërë një denoncim publik, ku ka publikuar edhe një video.

    Ky klub pretendon që boksierit të tyre, Erdi Aliu iu bë e padrejtë, pasi që kishte përfunduar, sipas tyre, ndeshja dhe ai ishte shpallur fitues një herë nga gjyqtari, por pastaj ndërhy persona të tjerë dhe fitorja i jepte boksierit kundërshtar.

    “Me keqardhje duhet të shprehim padrejtësinë që është bërë sot ndaj boksierit të klubit tonë Erdi Aliu ( me rekuizita të kaltërta ) në finalen e kampionatit të Kosovës në boks”, thuhet në reagimin e klubit.
    Referi brenda në ring i’a ndërprenë meçin kundërshtarit të boksierit tonë “( me rekuizita të kuqe ) dhe vlerëson që ai nuk mundet të vazhdoj tutje, në këtë rast me rregulla përfundon edhe komplet meçi dhe me këtë vendim fitues mbetet boksieri i klubit tonë Erdi”.

    “Pasi që ka përfunduar gjithçka dhe me rregull është mbyll meçi, sipas Klubit :Dardania”, “me këtë vendim të referit brenda në ring dhe fitues mbetet boksieri ynë ( me rekuizita të katërta ) , pa të drejtë mblidhen listat e gjyqtarëve ansorë ku sipas atyre listave fitues e shpallin boksierin të cilit i’u është ndërpre meçi me vendim të referit ( kundërshtari i boksierit tonë , me rekuizita të kuqe)”.

    Sipas tyre janë shkelur rregullat e këtij sporti.

    “Sa për informim me rregulla listat kërkohen kur meçin e ndalon mjeku i cili afrohet te boksieri dhe e shiqon nga afër dhe e vlerëson që boksieri ka një lëndim që nuk mund të vazhdojë luftën, por jo kur meçin e vlerëson referi në ring se duhet të ndalohet dhe e ndalon, ky vendim i referit ne ring nuk mund të ndryshohet sipas rregullave duke kërkuar listat apo duke ndërhyrë që të ndryshohet vendimi”, thuhet në reagim.

    Klubi “Dardania” ka paralajmëruar që nuk do ta lë rastin me këtë reagim, por do ti shkojnë tutje.

    “Klubi jonë do të bëjë një ankesë me të cilën do të kërkojmë drejtësinë dhe shpresojmë që mos të ndodhin asnjëherë këso lloj padrejtësi as për ne dhe për askënd në komunitetin tonë të boksit”. Përfundon reagimi i tyre./ Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark