×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Depozitat e qytetarëve arrijnë afro 2.9 miliardë euro

    Insajderi
    02 October 2017 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 2.9 miliardë euro ka arritur shuma e mjeteve që qytetarët e Kosovës i kanë të depozituara nëpër bankat komerciale në vend.

    Në anën tjetër shuma e kredive që qytetarët dhe bizneset ua kanë borxh bankave ka arritur në 2.4 miliardë euro.

    Bazuar në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se depozitat në vendin tonë kanë shënuar një rritje vjetore prej 7,2 për qind, ritëm i përshpejtuar krahasuar me periudhën paraprake, që ishte 4,6 për qind.

    “Niveli i depozitave në sektorin bankar reflekton ecurinë e depozitave të ekonomive familjare, të cilat dominojnë strukturën e gjithsej depozitave dhe në periudhën raportuese shënuan rritje vjetore prej 5,4 për qind”, thuhet në raportin tremujorit të vlerësimit të ekonomisë.

    Aty më tutje thuhet se në gjysmën e parë të vitit depozitat e ndërmarrjeve shënuan rritje të përshpejtuar vjetore prej 14,1 për qind, që mund të jetë ndikuar nga rritja e normës mesatare të interesit në depozitat për ndërmarrjet.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark