Pas akuzave për dhunë nga bashkëshortja e tij prej vetëm 1 viti, Amber Heard dhe urdhrit të mbrojtjes ndaj saj lëshuar nga Gjykata e Los Angeles, Johnny Depp ka thyer heshtjen.
Përmes avokatit të tij, Depp ka bërë me dije se e vetmja arsye pse ish-bashkëshortja e tij e dytë, Amber Heard e ngriti gjithë mjegullën mediatike janë paratë e tij.
“Po përpiqet të sigurojë një transaksion financiar”, mësohet të jetë shprehur aktori. Në mbrojtje të Depp është rreshtuar edhe ish-bashkëshortja e tij, Lori Anne Allison e cila ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me divin e Hollivudit, që sipas saj është njeri shume i butë dhe nuk do t’i bënte keq askujt.