×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Deputetët e përjashtuar të opozitës hynë në Kuvend nga dritarja e Kryesisë

    Insajderi
    06 November 2023 - 11:44

    Tensionet mes deputetëve të përjashtuar të opozitës dhe Gardës së Republikës janë duke vazhduar.

    Deputetët Flamur Noka, Gledion Nabllati dhe Ervin Salianji kanë hyrë nga dritarja e Kryesisë brenda mjediseve të Kuvendit.

    Salianji i ka bërë thirrje Gardës të tërhiqet duke u shprehur: “Çfarë jeni ju, gangsterë?”.

    Ndërkaq, thirrje ka pasur edhe nga deputeti Dashnor Sula i cili u shpreh: “Hapeni derën se latë nam, u larguan të përjashtuarit”.

    Për mediat, Gazment Bardhi ka deklaruar se aksioni opozitar sot ia arriti qëllimit për të treguar fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

    Sipas Bardhit, përjashtimi i tyre nga jeta parlamentare nuk i lejon ata të marrin pjesë në Komisionet parlamentare apo seancat parlamentare, por jo të vijojnë takimet në Kryesinë e Kuvendit.

    “Deputetët kanë zyrat e tyre aty, tha Bardhi. T’u tregojmë të gjithë shqiptarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama. Kaq shumë gardistë të Gardës së Republikës nuk ju çohen krimit dhe bandave, i nxirren deputetëve të opozitës. Nuk kemi ndonjë betejë me Gardën e Republikës, por kjo është fytyra e tyre. Mos mi ktheni mua kamerat, kthejuani atyre. Sot janë tërësisht në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Si ata që kanë zyrë në kryesinë e Kuvendit, edhe unë kam si kryetar i grupit opozitar kam zyrë në Kryesinë e Kuvendit”, ka thënë Bardhi.

    Ndërkaq Berisha u ka folur gazetarëve nga dritarja e Kryesisë ku më parë kishin hyrë me forcë deputetët e përjashtuar. /TCh

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark