×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i BDI-së dhe i Lëvizjes “Besa” replikojnë për martesat e homoskesualëve

    Insajderi
    03 July 2017 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i BDI-së Branko Manajllovski ka kërkuar legalizimin e martesave mes  homoseksualëve në Maqedoni.  Kërkesën e tij, deputeti i BDI-së e adresoi gjatë mbledhjes së Komisionit për sistem politik. Sipas tij të gjitha vendet e botës kanë aplikuar një masë të tillë si e drejtë themelore e njeriut.

    Askush nuk potencoi diçka për të drejtat e homoseksualëve një segment i rëndësishëm. Njerëz të paparë. Duhet t’i jepen të gjitha të drejtat homoseksualëve në këtë vend të quajtur Maqedoni- deklaroi Branko Manajllovski, deputet i BDI-së.

    Në kërkesën e tij ka reaguar deputeti i Lëvizjes Besa Afrim Gashi i cili ka potencuar se për Lëvizjen Besa martesa mes homoseksualëve është e papranueshme.

    Protestoj dhe do të kundërshtojmë gjithmonë kur në Maqedoni proklamohet vlerë tjetër dhe në kundërshtim me vlerat tona. Jam i bindur se në Maqedoni të gjitha komunitetet proklamojnë vlerat familjare- deklaroi Afrim Gashi, deputet i Lëvizjes Besa, njofton Alsat.

    Kundër deputetit të BDI-së për martesa nga gjinia e njëjtë është edhe VMRO-DPMNE-ja, ndërkaq nga LSDM-ja nuk reaguan duke u arsyetuar me faktin se kërkesa e BDI-së nuk është pikë e rendit të ditës në Komision.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark