×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti britanik: Laburistët janë krenarë që kanë kontribuar në lirinë e Kosovës

    Insajderi
    11 January 2023 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Situata në Kosovë është tejet shqetësuese, ka thënë deputeti britanik i laburistëve, David Lammy, i cili kohëve të fundit ishte edhe në vizitë zyrtare në Kosovë, raporton Insajderi.

    Duke folur për “The Independent”, Lammy tha se Britania e Madhe duhet të sigurohet që ndërmjet edhe Kosovës dhe Serbisë të ketë dialog.

    “Situata është tejet shqetësuese, por mendoj se të dyja palët janë të hapura për dialog dhe nuk duan të kthehen në kohërat e përgjakshme. Ne qartazi duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodh dhe që dialogu mes palëve të vazhdojë”.

    Politikani britanik thotë se duhet të kihet ndërmjet se çfarë konfliktesh ndodhën në Ballkan gjatë viteve të nëntëdhjeta.

    “Unë personalisht kam parë shembujt e tmerrshëm të vuajtjeve në këtë udhëtim, gratë që janë të mbijetuara nga sulmet seksuale që kanë ndodhur”, i tha ai medias britanike.

    “Jam i vetëdijshëm për rolin e Mbretërisë së Madhe, atë të Tony Blair, në lirinë e Kosovë. Është një trashëgimi i politikës së jashtme të Laburistëve, bashkërisht me marrëveshjen e paqes për Irlandën Veriore, me të cilat mund të jemi tejet krenarë”.

    Lammy tha se është i përkushtuar në mbështetjen e demokracisë në Kosovë dhe në rajon./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark