×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti Dreshaj paralajmëron një katastrofë në rrugën Pejë -Rugovë: Qeveri vepro urgjent

    Insajderi
    09 May 2023 - 20:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti Shemsedin Dreshaj ka shpërndarë disa foto ku tregon gjendjen e e rrugës Pejë Rugovë, dhe ka shtuar se gjendja në këtë rrugë është e rrezikshme për vizitorë.

    “Rruga Pejë-Rugovë është kthyer në rrezik jete për vizitorë e vendas për shkak të neglizhencës nga ana e pushtetit! Rruga Pejë Rugovë është në gjendje të mjerueshme. Traseja me gropa te panumërta, me dis-nivele, me rreshqitje dheu dhe shkëmbinjve. Por më e rrezikshmja është gërryerja e shtresës së rrugës nën asfalt. Kjo rrezikon funksionimin e shumë hoteleve, restoranteve, firmave por cka është më shqetësuese kjo rrugë është kthyer në rrezik permanent për jetën e vizitorëve të shumtë që e frekuentojnë këtë rrugë.”, shkruan ai.

    Dreshaj ka shtuar se është çështje kohe që të ndodhë një katastrofë.

    “Kjo rrugë që kur është ndërtuar në vitet 1914-1918, deri më sot nuk ka lëvizur traseja e saj. Pse po ndodhë kjo sot, me arterien e vetme të Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemura, qe menaxhohet nga shteti? Është çështje kohe kur do të ndodhë ndonjë katastrofë. Qeveri vepro urgjent dhe parandalo më të keqen!”, ka shkruar Dreshaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark