×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së del me sqarim rreth deklaratës së tij për Vjosa Osmanin: Dikush e ka nxjerrur nga konteksti

    Insajderi
    08 February 2021 - 20:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka dal me një sqarim rreth dekalratës së tij të mbrëmshme për ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit.

    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Syla ka shkruar se deklarata e tij është nxjerrur nga konteksti, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Në takimin që e kisha mbrëmë me miq e dashamirë në Rashiq të Pejës, dikush e ka nxjerrur nga konteksti një deklaratë timen ndaj u.d të presidentës, znj. Vjosa Osmani. Në një pjesë të videos është shkëputur fjalia ku unë znj. Osmani i referohem si e “trashë”, ndërsa nuk pasqyrohet i tërë fjalimi, ku unë “trashësinë” e saj e shpjegojë me trashësinë mendore, duke aluduar në deklaratën e saj të mëherëshme kur thotë se ka qenë “e manipuluar” nga LDK në kohën kur e kishte sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje!”, ka shkruar Syla.

    Tutje, Syla ka thënë se “Prej nga vijë unë, pra nga Dukagjini, kur dikush manipulohet e mashtrohet, i themi se qenka treguar i/e trashë. Si rrjedhojë e kësaj, unë asnjëherë nuk kam pasur për qëllim talljen e fizikut të znj. Osmani. Ata që e shkëputën fjalimin për të më pasqyruar qëllimshëm keq në ketë kohë të zgjedhjeve, nuk e morën mundin që së paku të më kontaktojnë për të dhënë edhe unë shpjegimin tim. Kaq për profesionalizmin e disave dhe kaq për keqkuptimin”.

    “Si baba i dy fëmijëve, Lisës dhe Gertit, mundohem që çdo ditë të jem shembull për ta e në çdo rrethanë ta luftojë bulizmin. Ata që më njohin, e dinë shumë mirë se aspekti fizik i ndokujt nuk është karakteristikë e gjykimit tim. Unë përfaqësoj dhe kam shokë të mirë që në luftë i kanë humbur gjymtyrët dhe nuk mundet ndonjë dashakeq të më pasqyrojë kaq ultë brenda ditës”, ka shkruar në Facebook, Syla.

    Kandidati i AAK-së, ka shkruar ndër tjera se Osmani dhe kujtdo tjetër i kërkon ndjesë për shqetësime.

    “Për hir të informimit korrekt të publikut e në mënyrë që të shmang keqkuptimet tjera, e mora mundin të sqarojë deklaratën time të djeshme.  Znj. Osmani e kujtdo tjetër i kërkoj ndjesë për shqetësimet eventuale, me shpresë se i kuptojnë tashmë nxjerrjet nga konteksti që kohë pas kohe i bëjnë dashakëqinjtë. Duke shpresuar në fushatë korrekte, i bëj thirrje miqësore mediave në vend që të jenë më të kujdesshëm e korrekt në transmetimin e lajmeve. Nuk jemi vetëm ne kandidatët për deputetë e politikanët që po afektohemi, por edhe familjet tona”, ka përfunduar Syla./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark