×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës pozon me krenari me bosin e krimit të Veriut, Milan Radoiçiq

    Insajderi
    22 August 2022 - 09:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Milos Perovic, ka pozuar me krenari krahas Milan Radoiçiq, i dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe i kërkuar me urdhërarrest nga organet e rendit në Kosovë.

    Urdhërarresti ndaj Radoiçiqit lidhur me rastin “Brezovica” është ende në fuqi, ai gjithashtu ndodhet edhe në listën e zezë të SHBA-së dhe njihet si “koka e krimit” në veri të vendit.

    Fotografia është shkrepur dje në Beograd, gjatë takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq me Listën Serbe dhe vartësit e tij të strukturave ilegale në Kosovë, ku i pranishëm ishte edhe Milan Radoiçiq.

    Perovic dhe Radoiçiq

    Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD, tha të dielën se BE-ja, Borell dhe Komisioni Evropian nuk duhet t’i mbyllin sytë dhe të tolerojnë që Serbia të kthehet në parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë.

    “Radoiçiq prapë në takim krah për krah me Vuçiqin. Radoiçiq i kërkuar për vepra penale që lidhen me vrasjet e serbëve në Kosovë dhe vepra tjera penale që mund të lidhen me krimin e organizuar, gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb.Bashkimi Evropian, Borell, Komisioni Evropian nuk munden mi mbyll sytë dhe me toleru që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë”, ka shkruar Miftaraj.

    Disa javë më parë Radoiçiq i është drejtuar publikut përmes një video-mesazhi nga rrethina e Leposaviqit, me ç’rast nuk ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark