Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kanë pasur një debat gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.
Shkas u bë përmbajtja e Deklaratës për të Zhdukurit, e cila u miratua të martën në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
Murati nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ia përmendi Selmanajt Marrëveshjen e Washingtonit, e cila ishte arritur në kohën kur LDK-ja drejtonte qeverinë. Sipas Muratit, në atë marrëveshje nuk figuron as emri i shtetit të Kosovës, por përmendet vetëm Prishtina.
Nga ana tjetër Selmanaj i replikoi Muratit duke i thënë se ai dhe qeveria Kurti nuk do të kenë mundësi kurrë ta çojnë Kosovën në Shtëpinë e Bardhë.
VIDEO: