×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i LVV-së zhvillon takim me Përparim Ramën – kjo ishte tema e diskutimit

    Insajderi
    31 October 2023 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, është takuar sot me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, shkruan Insajderi.

    Rrahmani i cili e ka cilësuar si konstruktiv takimin me kryetarin e Prishtinës, ka deklaruar se temë kryesore e takimit të tyre ka qenë lagja “Kodra e Trimave” prej së cilës vjen deputeti.

    Studimi i fizibilitetit për Kodrën e Trimave, projektet të cilat janë duke u zhvillu dhe projektet që priten të fillojnë, ndërtimi i unazës së kryeqytetit si një nevojë jetike për funksionimin normal të Prishtinës dhe ndërtimi i rrugës A i vonuar kaq shumë, duhet të përfundojë sa më shpejtë”, ka shkruar Rrahmani.

    “Prishtina është e të gjithëve dhe të gjithe duhet të japim kontributin tonë. Ashtu sikurse është i obliguar kryetari Rama, jemi të obliguar të punojmë e të angazhohemi edhe ne si deputetë, ministra, qeveri e secili që ka pozita publike në këtë drejtim”.

    Tutje ai ka vazhduar të thotë se Tirana, Shkupi dhe të gjitha kryeqytetet tjera kanë ikur shumë larg nga Prishtina me zhvillim, andaj, shton se duhet bashkuar për kryeqytetin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark