×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i PDK-së bën thirrje që të enjten të votohet pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti

    Insajderi
    16 January 2023 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri u ka bërë thirrje deputetëve që të enjten në Kuvend të votojnë pro tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

    Sipas tij për shkak gjendjes së shkaktuar nga inflacioni qytetarët duhet të kenë mundësi të marrin parat e tyre.

    “Tërheqja e një pjese të mjeteve nga TRUST-i, nuk ka qenë kërkesë e PDK-së si zgjidhje politike, por kërkesë e qytetarëve, të cilët, përballë një gjendje të renduar sociale e inflacioni rrënues dhe një qeverie të paaftë për të ofruar alternativë, kanë dashur dhe duan të kenë qasje në së paku një pjesë të parave të veta”, ka thënë Tahiri.

    “Te enjten, në seancën e Kuvendit do të jetë në rend dite miratimi i kësaj kërkese. Ftoj deputetët që të reflektojnë përballë kësaj kërkese të qytetarëve dhe ta miratojnë të njëjtën”, shkroi ai përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark