×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputeti i PDK-së tallet me Haxhi Avdylin: Badihava fol se nuk të bëjnë ministër

    Insajderi
    18 November 2022 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, i ka thënë deputetit të Listës Guxo, Haxhi Avdyli, që të flasë sa të dojë se Qeveria nuk do ta bëjë ministër.

    Pas një replike që patën Avdyli dhe Kastrati, ky i fundit me ironi i ka thënë deputetit të Listës Guxo që nuk do të bëhet ministër.

    “Kam respekt për doktorin Haxhi Avdyli. Po badihava o doktor fol sa te dush se nuk kanë me të bë ministër”, ka thënë Kastrati gjatë seancës.

    Ndërkaq gjatë seancës së sotme Haxhi Avdyli ka pasur kritika për gjendjen në shëndetësi.

    Avdyli ka thënë se edhe VV ka udhëhequr për 2 vite me shëndetësinë, andaj siç duhet ndarë meritat, njëjtë duhet vepruar edhe me përgjegjësitë.

    Ai tha se sistemi aktual ka shumë ushtrues detyre e mangësi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark