×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i pushtetit vlerëson se qytetar i mirë është ai që nuk e lyp trustin, 100 euro shtesa dhe rritje page nga Qeveria Kurti

    Insajderi
    21 May 2022 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV-së, Enver Dugolli përmes një postimi në Facebook, ka treguar një histori të shkurt duke lavdëruar punën e kryeministrit e ku sipas tij njerëz janë të gatshëm edhe të japin veshkën.

    Sipas Dugollit, ky personi që do të jepte veshkën për Kurtin ishte qytetari i mirë, pasi ai nuk kërkonte 100 shtesa e rritje paga nga qeveria Kurti, shkruan Insajderi.

    Postimi i plotë:

    Njeriu i thjeshtë dhe gjykimi tij racional

    Sot ishte ditë vikendi dhe si zakonisht njerëzit i përkushtohen paksa shtëpisë dhe ambientit ku jetojnë. Edhe unë, sot dola për të blerë ca gjëra për një kopsht modest dhe mrekullohëm me njerëzit që takoj aty. Pasi që bleva ato që më nevojiteshin, njëri pak sa më i moshuar më thotë:

    Zotri Deputet, unë dhe ky djali këtu, por sidomos ky djali (ishte rreth të 35-tave) e duam Lëvizjen dhe Albinin shumë. Bile ky djali shpesh herë thotë se: për Albinin edhe njërën veshkë e jap po pati nevojë…

    I drejtohem ati djalit që as emrin nuk ja di dhe e pyes: Pa më thuaj i nderuar, me që e dashke aq shumë Albinin, çka pret prej tij (duke pandehë që më siguri mund të ketë ndonjë kërkesë specifike)?”.

    Me plotë guxim dhe pa asnjë dredhi ma kthen:

    Unë jetoj nga kjo punë, shes pleh organik për kopsht, dhe të mirë, shkopinjë për domate të mjellura dhe këto që po sheh. Vazhdon më tutje: unë nuk kërkoj asgjë më shumë prej Albinit se sa të vazhdon të qeverisë kështu siç ja ka nisë…, jam shumë I kënaqur…”

    I mrekulluar nga ajo që dëgjoj i shtroj edhe një pyetje:

    A do ta votosh prap Albinin kur të vije koha për zgjedhje?

    Dëgjo z.Deputet, në të kaluarën kam votuar parti të tjera dhe shumë shpejt jam penduar, mirëpo, kësaj radhe lere që nuk jam penduar, por nëse Albini vazhdon kështu të qeverisë, paj dora m’u thaftë nëse e qes diku tjetër votën…

    Ndahem nga ai dhe shokët e tij duke ju uruar punë të mbarë dhe i mahnitur me këtë gjykim…

    Ky njeri nuk kishte kërkesë për votimin e trustit (siç disa të porositur më thërrasin), nuk kishte kërkesë për ligjin e pagave (sepse nuk priste ndonjë pagë nga shteti), dhe nuk kishte kërkesë nga 100 euro deri në ligjin e pagave, pra nuk kishte asnjë kërkesë individuale.

    E vetmja kërkesë e tij ishte që të vazhdojmë qeverisjen e mirë kështu siç e kemi filluar…

    PS.

    Nëse dikush don ta verifikoj këtë që po ju them, këta punëtor të mirë, çdo ditë mund t’i shihni tek udhëkryqi poshtë lagjes Velani, bri trafostacionit e përballë parkut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark