×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti i Vetëvendosjes i reagon shefit të tij: Ivanoviq ishte kriminel, pikë

    Insajderi
    18 January 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica i ka dhënë një goditje të rëndë shefit të tij, Albin Kurtit. Ky i fundit i thuri lavde politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq.

    Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, deputeti Korenica ia rikujtoi kryeministrit se Ivanoviq ishte kriminel.

    Ai shkroi se Ivanoviq ishte kriminel dhe organizoi vrasjen e shqiptarëve, ushtroi terror ndaj tyre dhe dëbimin e tyre nga trojet tona.

    “Dënimi i tij jo meritor për 9 vjet nga EULEX-i dëshmoi për krimet e tij makabre ndaj shqiptarëve. Ivanoviq ishte kriminel. Pikë. Natyrisht nuk iu përshtat Vuçiqit dhe për këtë e eliminoi”, ka shkruar ai.

    Kryeministri Albin Kurti në video-mesazhin e tij në pesë vjetorin e vrasjes së Ivanoviqit tha se  ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark