×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti i VV-së akuzon opozitën për afera të shpikura ndaj Qeverisë

    Insajderi
    27 April 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, tha sot se arrestimi i kreut të KEK-ut, Nagip Krasniqi nga Prokuroria është bërë me qëllim të krijimit të një spektakli për të prishur imazhin e menaxhmentit të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.

    “Deri më tani ende nuk kemi asgjë zyrtare ka dyshime, por për atë se çfarë flitet ajo kontratë është prishur në fillim të muajit mars, dhe tani jemi ne fund të muajit prill. Kanë pritur hiç më pak se dy muaj ditë do të thotë që ta arrestojnë dhe të bëjnë spektakël”, ka thënë ai në Debat Plus.

    Ndër të tjera, Haliti ka thënë se për këtë rast nuk ka asnjë dëshmi edhe pse në të kaluarën ka pasur “afera” të ndryshme nuk kanë ndodhur “spektakle të arrestimit” në vendin e punës si në rastin e Krasniqit.

    Kemi pasur marrëveshje ndërkombëtare që kërkuan 80 vota, që pa opozitën ato marrëveshje nuk kalojnë. Nuk e panë të arsyeshme opozita që të qëndrojë në sall për këtë punë. Të nesërmen thirrën seancë të jashtëzakonshme për ta debatuar për këtë punë, ne si mazhorancë vazhduam me seancë dhe i kaluam disa ligje, disa raporte sepse i patëm votat. Mirëpo më vjen keq prej partive opozitare që nuk po munden të ndërtojnë asnjë kauzë, të gjitha i kanë fallco, të gjitha i kanë pa fakte, këta kanë pasur dëshirë që edhe zoti Berishaj të jetë i lidhur dhe të dal Ambasada mirëpo kanë dështuar”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark