×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputeti i VV-së: Edhe Thaçi kritikonte fryerjen e listave të veteranëve

    Insajderi
    20 July 2023 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ardian Gola, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se veteranët e UÇK-së meritojnë më shumë se pagën minimale, por ai shton se listat duhet të pastrohen.

    Gola ka thënë se edhe ish-presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se “listat janë të fryra”.

    Rrjedhimisht, ai thotë se dërgimi i seancës së 13 korrikut në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihet edhe paga minimale është në kundërshtim me vetë qëndrimin e Thaçit për listat e veteranëve.

    Kjo i bie që ata do ta dërgojnë vetë iniciativën e tyre, realisht heqjen e kompensimit dhe mbështetjes financiare për veteranët ka filluar me mandatin e PDK-së, siç atë botë ne e dim vetë kritikat që i kanë pasur eksponenentët e PDK-së si Hashim Thaçi kritikonte fryerjen enorme të veteranëve, madje e thotë se kjo fryerje e listës do të jetë një barrë e papërballueshme për buxhetin e Kosovës”, ka thënë ai.

    Vetëvendosje po e ndjek një rrugë të logjikshme që do të imponojë një politikë e cila do të kërkojë që në njëfarë mënyre vetë organizatat e dalura nga lufta të marrin seriozisht pastrimin e listave nga persona që nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së”, ka deklaruar Gola në T.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark